Para pak kohe Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se e ardhmja e centraleve të qymyrit nuk është e mirë, sidomos tani, kur Komisioni Evropian miratoi planin për “Evropën e Gjelbër”. Pozita e publikuar e përbashkët para tri ditësh e punëdhënësve dhe sindikatave mbi çështjet e energjetikës e ripohon këtë. Sa u përket të ashtuquajturave dy termocentrale “amerikane” në Marica Iztok, Bullgari Qendrore Jugore, ka një unanimitet të plotë mes sindikatave dhe punëdhënësve. Centralet janë ndërtuar para rreth 20 vitesh nga investitorët amerikanë dhe punojnë në bazë të marrëveshjeve afatgjata me shtetin, duke përdorur linjite me cilësi të ulët. Kapaciteti i tyre është rreth 1500 megavate dhe siguron rreth 20 për qind prej rrymës elektrike në vend. Mirëpo, në një letër të hapur organizatat e kapitalit dhe të punës ngulin këmbë që marrëveshjet në fjalë të anulohen sepse në bazë tyre amerikanët marrin ndihmë të palejuar shtetërore dhe kështu kanë fitore të mëdha për llogari të konsumatorëve.
Akuza të tilla ka pasur edhe herë të tjera në të kaluarën, por tani ato koincidojnë me vizitën e ekspertëve amerikanë në fushën e energjetikës në Bullgari, vizitë për të cilën u mor vendim në takimin para pak kohe në Uashington mes Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit amerikan Donald Trump.
Kur të bëhet fjalë për çmimet e energjisë elektrike, bullgarët janë shumë të ndjeshëm dhe kritikë. Le të mos harrojmë se qeveria e parë e Kryeministrit të tanishëm bullgar Bojko Borisov u rrëzua gjatë vitit 2013 pikërisht për shkak të demonstrimeve në masë kundër monopolit të çmimeve të korrentit.
Tani autorët e letrës së hapur kundër centraleve “amerikane” janë me ndikim të madh – Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari, Dhoma Tregtare Industriale Bullgare, Konfederata e Punëdhënësve dhe e Industrialistëve në Bullgari dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Punëdhënësit nga Dhoma Ekonomike Bullgare dhe punëtorët me mëditje mbeten anas kësaj vale, por madje pa ta ndikimi i organizatave të tjera mjafton që t’i detyrojë autoritetet që të marrin masat e domosdoshme.
Sipas protestuesve në kundërshtim me të drejtën e BE-së, në kuadrin e marrëveshjeve afatgjata, investitorët “AES – 3C Marica Iztok 1” dhe “Contour Global Marica Iztok 3” do të marrin vetëm në periudhën nga 01 korriku 2019 deri në 30 qershor 2020 ndihmë shtetërore prej 350 mln eurosh, pa miratimin e domosdoshëm në raste të tilla të KE-së. Autoritetet që prej kohe pohojnë se kanë plan për zgjidhjen e kazusit të centraleve të diskutueshme, por çfarë do të jetë fati i tyre, ende nuk është e qartë. Tani për tani ato nuk do të ndalojnë së funksionuari, kjo është e qartë, sepse nuk ka kapacitete, të cilat t’i zëvendësojnë. Përveç kësaj duket e sigurt se ekzistenca e tyre është e kërcënuar dhe planet e BE-së në këtë drejtim janë të qarta. Mirëpo, tani për tani kjo perspektivë është e largët dhe siç autoritetet kompetente bullgare, ashtu dhe pronarët e termocentraleve “amerikane” kanë kohë për t’u marrë vesh si partnerë të vërtetë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...