Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti liroi zyrtarisht Sotir Cacarovin nga posti i kryeprokurorit

Presidenti Rumen Radev (majtas) dhe ish-kryeprokurori Sotir Cacarov
Foto: BGNES - arkiv

Kreu i shtetit Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin liron zyrtarisht Sotir Cararovin nga detyra e prokurorit të përgjithshëm. Më 11 dhjetor Kuvendi Popullor mori vendim me 165 vota “pro” që Sotir Cacarovi të bëhet shefi i Komisionit Kundër Korrupsionit.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij ai dha dorëheqje nga posti i deritanishëm i kryeprokurorit. Zyrtarisht mandati i tij në Prokurori skadon më 10 janar 2020, por pasi emri i kryeprokurorit të ri tashmë është i qartë, Cacarovi e lë institucionin në duart e pasardhësit të tij të sapozgjedhur – Ivan Geshev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD
Venko Sabrutev

Sipas PP-DB, Bullgaria përmbush të gjitha kriteret për eurozonën

Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..

botuar më 25-01-28 11.18.PD