MPJ-ja paralajmëron se grevat vështirësojnë udhëtimin deri në Francë. Nga 16 deri në 17 dhjetor katër sindikata transporti bllokojnë trafikun në autostrada dhe rrugë. Që nga 5 dhjetorifilluan greva hekurudhat, autobusët, transporti urban në Paris dhe në Île-de-France. Të gjitha udhëtimet sipas orarit të zakonshëm janë reduktuar shumë. Më 17 dhjetor në kryeqytet do të ketë demonstrim të 8 sindikatave. Ambasada bullgare në Paris u rekomandon shtetasve bullgarë në Francë, si dhe të gjitha atyre, që kanë në plan të udhëtojnë në vend, të informohen për gjendjen aktuale dhe të kenë parasysh vështirësitë dhe vonesat e mundshme. Në rast nevoje për ndihmë shtetasit bullgarë mund të kontaktojnë me ambasadën tonë në Paris në këto numra telefoni: + 33 1 45 51 85 90 dhe +33 6 23 18 09 93.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..