Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zahraieva diskutoi në Sofje partneritetin strategjik me ShBA me Matthew Boys, Zv.-Ndihmës Sekretar Shtetëror të ShBA-së.
Zaharieva pohoi dëshirën e vendit tonë të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv në bazë të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së Kryeministrit Bojko Borisov në Uashington gjatë nëntorit.
"Prioritetet e marrëdhënieve bilaterale për Bullgarinë mbeten hyrja e Bullgarisë në programin për udhëtime pa viza në ShBA dhe përkrahja për nisjen e negociatave për anëtarësi të Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik", tha Zaharieva. Ajo nënvizoi dhe fokusin e politikës së jashtme bullgare - integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësi mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..