Emill Liçev dhe Petër Bodurov janë njerëz të rinj, aktivë dhe shumë ambiciozë. I lidhin gjëra të shumta, por më kryesoret janë optimizmi dhe besimi sendryshimi fillon nga vetë njeriu. Duke e kuptuar forcën dhe bukurinë e këtij ndryshimi, të rinjtë nga qyteti Shumen kanë filluar të veprojnë, që të mund të ndodhë në qytetin e tyre ndryshimi pozitiv. Mes ideve, mbi të cilat kanë punuar bashkërisht janë “Sfera e rinisë”, Street Art Festivali i Rinisë “Shumeni – i zhurmshëm dhe i zgjuar”, “Recycle Art”. Të gjitha këto projekte i janë drejtuar përmirësimit të mjedisit urban dhe inkurajimit të aktivitetit të rinisë. Shkaku të lidhemi me ta qe realizimi i projektit të tyre të fundit - projekti “Biblioteka në pemë”, në një nga parqet qendrore të qytetit, hapja e të cilit qe më 8 dhjetor.
“Duam tëjetojmë në një qytet më të bukur, me kuriozitete më interesante, prandaj vendosëm ta kthejmë këtë pemë në diçka të dobishme për njerëzit” – tregon Emill Liçev.
Bëhet fjalë për një pemë të vjetër, të cilën të rinjtë e kanë shndërruar në bibliotekë, pasi kanë kuptuar se Bashkia e Qytetit planifikon ta presë - edhe një mënyrë tjetër të venë në përdorim dijet, mjeshtëritë dhe resurset e veta në dobi të qytetit të tyre dhe të bashkëqytetarëve të tyre. Ata u lidhën me Këshillin Bashkiak të Rinisë të qytetit dhe ia prezantuan idenë kryetarit Petër Bodurov. Kështu hap pas hapi kaluan rrugën drejt transformimit të pemës së vjetër në një bibliotekë të vogël ekologjike.
Emill Liçev merret me dizajn interier, kurse Petër Bodurov për nga profesioni është ekonomist dhe financier, përveç kësaj është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Rinisë në qytetin Shumen dhe në fondacionin “Përmirëso”.
“Kjo është një organizatë e re.Qëllimi i saj është që të punojë në disa drejtime. Ndërhyrje në mjedisin urban dhe aktivitet civil, me fjalë të tjera - të punojmë me vullnetarët, të popullarizojmë vullnetarizmin. Kështu më shumë të rinj do të mund të ndihmojnë gjatë kohës së tyre të lirë duke e ndryshuar shoqërinë rreth tyre” – sqaron Petër Bodurov.
Por, derisa Emill, Petër dhe vullnetarët mundohen të përmirësojnë mjedisin në të cilin jetojnë, ka dhe njerëz të tjerë, të cilët mendojnë në mënyrë të ndryshme. Për shembull vandalët, të cilët disa herë kanë shkatërruar një pjesë nga “Sfera e Rinisë” – një hapësirë për shfaqje artistike në një nga parqet e qytetit. Ka dhe pesimistë – si shoferi i taksisë, me të cilin bisedova sa i përket “Bibliotekës në Pemë”. Ata i përkrahin të rinjtë, por janë të shqetësuar duke parë se si shkatërrohen veprat e bukura me paramendim.
Por: “Cila është më e mirë? Të ketë gjë ose të mos të ketë gjë. Filozofia jonë është të bëjmë diçka, të mundohemi që kjo të duket maksimalisht mirë dhe të mendojmë se si të mbrohet në radhë të parë” – thotë Petër Bodurov dhe shton:
“Pritjet tona bazohen tek qëllimet dhe projektet të cilat i kemi parashikuar për vitin 2020. Filozofia ime është se kjo e cila ndodh në jetën time dhe deri në një farë shkalle në shoqëri, varet prej meje. Në qoftë se unë jam aktiv, propozoj dhe realizoj ndonjë farë idesh, të cilat të ndërmerren dhe nga njerëz të tjerë, unë në ndonjë farë mënyre modeste mund të ndikoj mbi mjedisin.”
Në himnin e qytetit Shumen këndohet “Që këtu fillon Bullgaria”... Por ama në këtë Bullgarinë tonë aktualisht thuhet se njerëzit e rinj e braktisin. “Ajo të cilën unë po e shikoj prej të njohurve dhe miqve të mi është se shumë të rinj fillojnë të kthehen në Bullgari. Kjo tendencë që të rinjtë me çdo kusht synojnë të shkojnë dhe të jetojnë jashtë shtetit, të ikin nga Bullgaria, sikur u pakësua pak” – thotë përshtypjet e tij Petër.
Kurse sa i përket qytetit Shumen, ai është optimist në prognozat e veta. Thotë se ka një lëvizje të njerëzve të rinj, të cilët përfundojnë shkollë dhe nisen për të mësuar në qytete dhe shtete të tjera. Por vjen koha për të krijuar familje, qoftë për të afërmit ose për ajrin më të pastër, ata kthehen mbrapa në qytetin e tyre të lindjes. Kurse kjo ndikon pozitivisht dhe mbi ekonominë e regjionit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalOrganizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..