Këngëtari bullgar operistik me famë botërore Nikolla Gjuzelev nderohet edhe në qytetin e vet të lindjes. Muzeu Historik në Pavlikeni krijoi një ekspozitë të përhershme me sende të tij personale. Ai ka marrë njohje botërore për talentin e vet muzikor, por për nga arsimi ka qenë piktor. Ka mbaruar Akademinë e Arteve Figurative në Sofje dhe deri në vdekjen e vet krijonte piktura. Prandaj edhe Muzeu parqet në ekspozitë paletën e tij të fundit, si dhe violinën, në të cilën ka luajtur ai dhe i ati i tij. Eksponatet janë marrë si dhuratë gjatë verës, kur u hap ekspozita prej 8 portretesh të Nikolla Gjuzelevit me kostume skenike dhe në rolet e rikrijuara nga ai në skenat operistike. Ndër sendet e paraqitura ka dokumente arkivore, libra, fotografi prej vizitave të këngëtarit në qytetin e tij të lindjes. Në vatrën vendase kulturore/institucion publik bullgar me funksione iluministe/ ai është ngjitur për herë të parë në skenë dhe ka kënduar para publikut. Për aktivitetin e posaçëm në Pavlikeni erdhën e shoqja Anna Maria Gjuzeleva dhe vajza e tij Adriana Gjuzeleva. Që nga viti 2016 Bashkia është bashkëorganizatore e Çmimeve Vjetore Ndërkombëtare për nder të Maestros Nikolla Gjuzelev.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..