Aktori dhe iluzionisti bullgar Nenço Illçev, i cili ka lindur në fshatin e Rodopeve Momçillovci, do të krijojë një muze të artit iluzionist atje. Ky do të jetë muzeu i parë i këtij lloji te ne dhe pritet të shndërrohet në një prej atraksioneve në fshatin e Smoljanit, fshat ky i cili është i njohur në botë edhe për Festivalin vjetor të Kosit. Aktori shpreson që ekspozita të mund të shihet që nga vjeshta e 2020-ës në godinën e vatrës së kulturës/institucion publik bullgar me funksione iluministe/, ku do të ketë një vend të posaçëm. Ndër sendet e vlershme në koleksionin e Nenço Illçevit të grumbulluara në vazhdim të 30 viteve, janë disa prej rekuizitave të iluzionistëve të njohur bullgar, si Vasill Nikollaev – Orfi, Evstati Karajonçev – Mister Senko, Dimitër Dimitrov – Fakiri Miti etj.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..