Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndërton impiante sportive në Kriva Pallanka

Kriva Pallanka
Foto: arkiv

Projekt financuar nga Ambasada e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut parashikon ndërtimin e një piste të atletikës së lehtë, një sheshi për mini golf dhe një skejt parku në Kriva Pallanka. Kryetari i bashkisë Borjanço Micevski tha, se pista e atletikës së lehtë rreth stadiumit të qytetit do të jetë sipas të gjitha standardeve të Federatës Botërore të Atletikës. Impiantet e reja sportive do të përmirësojnë kushtet për sportë dhe për jetë të të rinjve në qytet, shtoi ai. Koordinatori i projektit Sashko Dodevski tha, se qëllimi është të përmirësohet kultura sportive dhe mënyra e shëndetshme e jetës në këtë bashki.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD
Deljan Peevski

DPS “Fillimi i Ri” po largohet nga familja e liberalëve europianë

DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..

botuar më 24-12-23 12.56.MD