Mbi 3.4 mlrd euro janë të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar që nga janari deri në tetor të 2019-ës, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Ulja kundrejt 2018-ës është prej 0,3%. Vetëm për muajin tetor 2019 të ardhurat nga turistët e huaj kapin shumën 217 mln euro, që është një rritje prej 4.4 për qind. Gjatë muajit tetor është rritur numri i turistëve të huaj. Mysafirët kanë qenë mbi 546 000, me rritje prej 5.1 për qind kundrejt muajit të njëjtë një vit më herët. Rezultatet tregojnë se megjithë sfidat dhe krizat turizmi zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe e pohon stabilitetin e vet, komentoi Ministrja Nikolina Angellkova. Ministria e Turizmit bashkë me degën turistike dhe autoritetin vendas do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e suksesshëm të stinës dimërore dhe për përgatitjen e verës 2020, tha Angellkova.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..