Shpresojmë që Krishtlindja të na sjell hirësi dhe shpëtim, qoftë Viti i Ri i bekuar, i lumtur, plotë shëndet dhe suksese për çdo njeri! Këtë urim Arkimandrit Pahomij, rektor i Seminarit të Sofjes “Shën Joan Rillski” ia drejtoi auditorit të Radio Bullgarisë. Bisedojmë me të dhe me dy prej seminaristëve për festën më të ndritshme të krishterë – Lindjen e Krishtit, për të cilën sipas bashkëbiseduesit duhet të mendojmë si një vepër, të cilën e kryen vetë Zoti Jisus Krisht duke u mishëruar në pamjen e njeriut dhe duke ardhur në tokë për të Shpëtuar fisin njerëzor. Për jetëgjatësinë e vlerave të krishtere të cilat i shoqërojnë festat hyjnore, arkimandrit Pahomij thotë, se janë me rëndësi të madhe dhe thelbësore:
Ne flasim për Lindjen e Krishtit më se 2000 vjet. Që atëherë datojnë edhe mësimet e Krishtit, me të cilat jetuan breza të tëra para neve, duke respektuar virtytet e krishtere. Prandaj mund të jemi të qetë se ky mësim jep fryte të mira. Madje varet derisa njeriu mund të përvetësojë të gjitha virtytet njerëzore, sepse Zoti është njëkohësisht Zot i përsosur dhe njeri, dhe është i huaj i mëkateve tona. Ndërsa ne jemi njerëz të dobët dhe shumë herë ne biem në gjynah, zhytemi në krenarinë e vet, në dobësinë e vet, në pasionin e vet. Dhe na duhet përulësi për të pasur hirësinë e Zotit, e cila të na mbështes. Me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe kjo, se populli bullgar në kohën e robërisë 500 vjeçare nëpërmjet virtyteve dhe të vërtetave të Krishtit arriti të ruajë veten, gjë që nuk është një çudi e vogël.
Arkimandrit Pahomij thekson, se sot vlerat e krishtera janë mjaftë të shtrembëruara dhe zëvendësohen me ide humane dhe të tjera, prapa të cilëve fshihen qëllime të këqija. Ndërsa kur virtytet e krishtere ndjekin mësimet e Ungjillit gjërat janë gjithnjë në emër të Zotit dhe të Shpëtimit. Mirë po nuk ka Shpëtim pa përulje.
Kur ishte fëmijë Filip Zagorski e konsideronte Krishtlindjen si një festë në të cilën mblidhet mbarë familja dhe e lidhte me gëzimin nga dhuratat. Sot si seminarist në klasën e 10-të të Seminarit të Sofjes ndryshoi mendimet.
Krishtlindja është një festë e këndshme në të cilën duhet të pendohemi për mëkatet tona, të mbajmë kreshmë, të rrëfehemi dhe të kungohemi. Kemi nevojë edhe për virtytet e krishtere për shpëtimin e shpirtrave tanë. Dhe një nga shenjet e fesë së krishtere është përulësia, nëpërmjet së cilës hirësia e Zotit vjen mbi njeriun.
Mirosllav Dimitrovi gjithashtu është seminarist në klasën e 10-të. Për të përulësia është në thelbin e çdo mirësie. Dhe mirësia më e madhe është që njeriu të bëjë gjithmonë të mira pa pritur shpërblim, kështu që të mos humbas vlera e asaj që është kryer.
Krishtlindja është hapi i parë drejt shpëtimit të shpirtit të njeriut – vazhdon Mirosllavi. – Dhe kjo është me rëndësi të madhe pavarësisht se njerëzit nuk e marrin në konsideratë. Më e rëndësishmja është që njeriut të kuptojë të vërtetën, se pa Lindjen e Krishtit ne do të jetonim në errësirë dhe nuk do të ishim në gjendje të shpëtojmë veten.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: pravoslavieto.com dhe sofia-seminaria.org
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..