Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët ortodoksë në Turqi kremtuan Krishtlindjet

Foto: BGNES

Sipas traditës së vjetër bullgarët e krishterë ortodoksë që banojnë në Stamboll kremtuan sot festën e madhe të krishterë Krishtlindja në kishën “Shën Joani i Rillës” në qendër të megapolisit. Të pranishmit drejtuan lutje për shëndet, paqe dhe mirëqenie, ndezën qirinj dhe këmbyen njëri tjetrin urime. Në emrin e Kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu dhe të Kryetarit të Bashkisë së Beshiktashit Riza Akpolat u vendosën kurora dhe lule me rastin e festës së krishterë. Krishtlindja u festua edhe në qytetin kufitar Edrene në kishën “Shën Gjergji Fitimprurësi”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të kursyer për dhuratat e festave, ata preferojnë të udhëtojnë

Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..

botuar më 24-12-25 3.12.MD

Patriku Daniill: Lindja e Krishtit ndryshoi dhe i dha kuptim historisë njerëzore

Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..

botuar më 24-12-25 2.34.MD

Me rastin e Krishtlindjeve presidenti dhe kryeministri drejtuan urime për unitet

Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..

botuar më 24-12-25 12.12.MD