1 milion euro grumbulloi Iniciativa Krishtlindja Bullgare e cila sivjet u organizua herën e 17-të me radhë. Qëllimi është të ndihmohen fëmijë të sëmurë dhe të sigurohet aparaturë mjekësore për diagnostikim, mjekim dhe rehabilitim. Një shfaqje bamirëse u organizua Ditën e Krishtlindjes në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov”, në skenën e të cilit dolën muzikantë, artistë, gazetarë dhe sportistë për të përkrahur kauzën. Në këtë veprimtari asistoi edhe kreu i shtetit Rumen Radev, i cili është kujdestar i nismës. Grumbullimi i mjeteve për bamirësi vazhdon dhe secili që dëshiron mund të përkrahë kauzën me SMS në numër 1117 ose me telefonatë në numër 0900 11 17. Brenda periudhës 17 vjeçare “Krishtlindja Bullgare” arriti të grumbullojë më se 16 milion euro.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..