Autori i skulpturave më emblematike në Bullgari, Kirill Shifarov që kur ishte gjallë u njoh si autoritet i padiskutueshëm krijues. Lindi në vitin 1887 në qytetin bregdetar Varnë. Dhjetë vitet e fundit të jetës punonte mbi një sërë projektesh të rëndësishme në Sofje. Sipas bashkëkohësit të tij, skulptorit Ivan Llazarov: “Kirill Shivrovi është novator. Ai i pari pastroi dhe aplikoi elemente evropiane në formën e skulpturës bullgare. Krahas kësaj krijoi vepra të cilat janë krenari për qytetet e mëdha.”
Ndër punimet e skulptorit Shivarov janë figura e luanit në Monumentin e Lirisë në majën Shipka, kolosët prej bronzi të vëllezërve Hristo dhe Evllogi Georgievi – dhuruesit më të mëdhenj për krijimin e shkollës së parë të lartë në Bullgari – Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit. Skulpturat e tyre ngrihen pranë hyrjes qendrore të godinës së universitetit.
Ai punoi dekorimet e mrekullueshme të Pallatit Gjyqësor, Bankës Popullore Bullgare, Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, Shatërvanit te Sirenave në Kopshtin Detar në Varnë dhe monumentit të parë të ushtarit të khanit Asparuh tek ne.
Megjithë trashëgiminë e pasur të skulpturave që la pas vetes sot emri i tij nuk është i njohur dhe për fat të keqe disa prej veprave janë të dënuara të shkatërrohen. Studiuesja shumëvjeçare e krijimtarisë së skulptorit Rumjana Ivanova shpjegon këtë paradoks me faktin, se Shivarovi nuk u përfshi në lidhje krijuese mbi të cilat u përqendrua vëmendja e pushtetit pas 9 shtatorit të vitit 1944, pra datën e vendosjes së komunizmit në Bullgari.
Që nga viti 1997 kur u ktheva në qytetin tim të lindjes Varnë përpiqem të nxjerr emrin e skulptorit Kirill Shivarov nga harresa e pamerituar. Kjo sepse ai është një nga skulptorët më të shquar bullgarë, të cilët formuan pamjen e kulturës bullgare të arteve figurative në dekadat e hershme të shekullit XX – tregon kritikja e artit figurativ e cila është autore e dy veprave për krijuesin – “Kirill Shivarov dhe Varna: Vepra të skulptorit në qytetin e lindjes” dhe “Kirill Shivarov – skulptori”.
I ati i krijuesit ishte gdhendës i druve. Kështu Shivarovi kishte mundësi të njihet me kryeveprat e traditës bullgare të Rilindjes që nga mosha më e re. Mësoi arte dekorative aplikuese në Pragë, gjë pas së cilës mbaroi Akademinë e Arteve Figurative në Vjenë. Duke njohur stile të ndryshme ai formoi mënyrë të vet të krijimit. Ai radhitet edhe ndër pionierët bullgarë në sintetizmin e skulpturës dhe arkitekturës. Ndryshoi pamjen e shtëpive private, bankave, hoteleve, dikastereve, duke harmonizuar kompozimet skulpturore me pamjen arkitekturore të godinës. Mbi projektet punonte bashkë me ndërtuesit e zakonshëm dhe gjithnjë shfaqte dëshirë t’u transmetojë përvojën e vet të rinjve.
Nën egjidën e Dhomës Tregtare të qytetit Varnë, Shivarovi organizoi në qytet kursin e parë tek ne të skulpturës dekorative në të cilin mësonte fëmijë të talentuar. Më vonë ata bëheshin ndihmës të tij. Krahas kësaj ai ndihmonte nxënësit kur vendoseshin të formohen si personalitete krijuese me vete – thekson Rumjana Ivanova.
Kirill Shivarovi ishte ndër pionierët në fusha të ndryshme të skulpturës bullgare. Me një sërë veprash nga dekada e dytë e shekullit XX ai hodhi themelet e marinistikës në skulpturë tek ne. Gjatë kohës së luftërave krijonte vepra me komente satirike të asaj që ndodhej në vijën e frontit, por gjithnjë e prezantonte ushtarin bullgar si hero. Në fakt ai ishte ndër skulptorët më të kërkuar kur krijoheshin monumente ushtarake. Studiuesja e krijimtarisë së skulptorit Rumjana Ivanova thekson, se megjithë veprat e shumta që krijoi në këtë fushë ai kurrë nuk punonte sipas shabllonit. Çdo monument ka pamje të vet individuale, në varësi të mjedisit ku ngrihet dhe të përmasave dhe gjithnjë është me adrës ndaj historisë së rajonit.
Skulptori vdiq pa pritmas në vitin 1938, kur gjatë punimeve të plastikës gurore të Pallatit Gjyqësor në Sofje bashkë me punëtorët ngriti një kapitel 250 kilogram.
Besnike misionit të nxjerrë nga harresa krijimtaria e skulptorit Kirill Shivarov, kritikja e artit bëri një skenar për film me shpresë se do të gjejë njerëz të cilët të përkrahin këtë nismë. Për këtë qellim mblodhi një material të pasur me dokumente të panjohura. Në se filmi xhirohet, ky do të jetë dokumentari i parë kushtuar skulptorit të shkëlqyer bullgar Kirill Shivarov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: nationalgallery.bg, wikipedia.org dhe Miglena Ivanova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..