Enti rregullator për furnizimin e energjisë dhe ujit miratoi çmimin e gazit natyror, i cili vjen në Bullgari nga Rusia. Që nga fillimi i janarit çmimi ulet 1,81% në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Ndryshimi vjen pasi “Bulgargaz” nënshkroi më 30 dhjetor marrëveshje me kompaninë ruse “Gazprom Export” për pikën e re të hyrjes së gazit në territorin bullgar. Gazi për vendin tonë tashmë furnizohet nga Turqia, jo siç ishte deri tani – nga Rumania.
Kështu Bullgaria do të kursejë 35 miliona euro për vit. Sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova kjo ulje e çmimit të gazit për tregun tonë mund të arrijë 5% në kuadrin e këtij viti.
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..