Dy detarë bullgarë nga anija “Stara Pllanina” e kompanisë bullgare të transportit detar janë zhdukur më 2 janar, pasi janë rrëmbyer nga dallga prej nëntë metrash gjatë një stuhie në Detin Norvegjez.
Pavarësisht kërkimit të filluar menjëherë pas incidentit, në të cilin kanë marrë pjesë dy helikopterë, dy shtetasit bullgarë nuk janë gjetur dhe Qendra detare e koordinimit të Norvegjisë ka përfunduar operacionin e shpërimit.
Në kushtet e këqija atmosferike, erën e fortë dhe dallgët prej tetë metrash, njerëzit që kanë rënë në det nuk mund të mbijetojnë aq shumë orë me radhë. Prandaj dhe kërkimi është përfunduar, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Anija ndodhet në det të hapur – 400 km. në jugperëndim të qytetit Bodo. Ekuipazhi i anijes së mallrave “Stara Pllanina” është prej 19 vetash – 18 bullarë dhe një ukrainas.Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...