Ministri i mbrojtjes dhe zv. kryeministër për çështjet e sigurisë Krasimir Karakaçanov shprehu bindjen e vet se NATO-ja dhe BE-ja do të arrijnë t’i qetësojnë mosmarrëveshjet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Në intervistën e dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë në fund të vitit të kaluar, pyetjes a do ta përballojë Bullgaria fluksin migrator gjatë vitit të ri 2020, ministri Karakaçanov iu përgjigj kështu:
„Kufiri ynë me Turqinë është nën kontroll dhe do të vazhdojë të jetë i sigurt, sepse jemi të gatshëm të reagojmë për mbrojtjen e tij duke përdorur jo vetëm forcat e policisë kufitare, por edhe ato të ushtrisë. Dhe këtu vullneti i qeverisë është i qartë dhe kategorik – nuk do të lejojmë hyrjen në mënyrë ilegale në territorin tonë të njerëzve. Greqia është në situatë më të vështirë, sepse kufiri i saj detar është shumë i madh dhe kjo që e kemi bërë për mbrojtjen e kufirit bullgar nuk mund të bëhet atje. Përveç kësaj masat që i kemi marrë janë të rrepta. Jam i bindur se në se nuk ka provokacion të qëllimshëm (për shembull dikush të organizojë dhe me qëllim të dërgojë në kufirin tonë 100 mijë emigrantë), nuk do të kemi probleme. Dhe bile një situatë të tillë, përsëri do të mund ta përballojmë”.
A mendoni se mekanizmat e NATO-së do të arrijnë ta qetësojnë tensionin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë?
„Do të arrijnë ta bëjnë këtë sepse tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është në bazë të interesave ekonomike. Bëhet fjalë për gazin në rajonin e Qipros, i cili jep perspektiva të mira për fitime të mëdha. Dhe problemi është se kusht do ta shfrytëzojë këtë resurs. Por unë mendoj se asnjëra nga të dyja palët nuk do të guxojë të përdorë forcë. Ka mjaft mekanizma në NATO dhe BE për parandalimin e konfliktit të armatosur. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka tension dhe pasiguri, sepse ky proces ka të ngjarë të përshkallëzohet”.
Si e vlerësoni riarmatimin që po zhvillohet në Serbi?
„Më bëjnë përshtypje disa gjëra. Gjatë viteve të fundit politikanët serbë përsëri filluan të kërkojnë armikun rreth tyre. Përsëri filluan të akuzojnë fqinjët se krijojnë komplote kundër Serbisë. Akuzat janë drejtuar një herë nga Bullgaria, një herë – nga Kroacia. Por fakti është se komplote të tilla nuk ka.Në duart e serbëve dhe politikanëve të tyre është të vendosin a dëshirojnë të bëhen anëtarë të BE-së dhe NATO-së. Por politika, të cilën e kanë zgjedhur – të kandidojnë për anëtarësim në BE, por të mos kërkojnë pjesëmarrje në NATO, nuk mund të realizohet. Dhe ndoshta ata e dinë këtë.Është fakt se Serbia riarmatohet aktivisht. Po dëgjojmë deklaratat e ministrit të tyre të mbrojtjes se Serbia qëllon që të bëhet lidere ballkanike sa u përket forcave ajrore – kjo na jep arsye për të menduar. Komentet e lidhura me shkëmbime territoresh mes Serbisë dhe Kosovës dhe për aderim në Serbi të territoreve nga Bosnja, gjithashtu nuk i nënvlerësojmë. Unë nuk dua të akuzoj asnjëri, por duke pasur parasysh situatën në Ballkan, jemi detyruar të jemi të kujdesshëm, t’i ndjekim proceset dhe t’i analizojmë.“
Dhe le të hedhim një vështrim te problemet e hapura me Maqedoninë e Veriut.
„Është një pyetje e ndërlikuar. Vendimi duhet të vijë nga Shkupi. Kjo politikë nga koha e Titos – të përpiqesh të flirtosh me të gjithët dhe pak t’i gënjesh të gjithët për të arritur qëllimet e tua, nuk mund të sjellë rezultate pozitive. Ne e kemi njohur Maqedoninë si shtet i pavarur . Askush nuk mund të kërkojë nga ne që të njohim gjuhën, të cilën ata e quajnë maqedonase, si gjuhë e veçantë. Në Kushtetutën e tyre para 50 vjetësh ata e kanë quajtur gjuhën maqedonase, ata mund ta quajnë dhe esperanto – kjo është e drejta e tyre. Por në juridiksionin ndërkombëtar njihen vetëm shtetet. Subjekti i së drejtës ndërkombëtare është shteti Maqedonia e Veriut, jo idetë e tyre për gjuhë të veçantë apo për kombësi maqedonase. Kombësitë dhe gjuhët nuk njihen. Folëm për konfliktin ndërmjet Turqisë dhe Greqisë për shkak të Qipros.A keni dëgjuar për polemikë në Qipro apo në Greqi të lidhur me këtë a janë grekë qipriotët, të cilët flasin greqisht, apo jo? A ekzistojnë debate të tilla ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë - a flitet në Austri gjuha gjermani apo gjuha austriake? Apo ndërmjet të dy Koreve, të cilat janë në prah të luftës - a flitet për ekzistencën e kombësisë së Koresë së Veriut, apo a ndryshohet gjuha e veriut nga ajo e jugut? Kjo skizofreni e krijuar në Jugosllavinë e Titos me bazë ideologjike dhe me qëllim që të asgjësohet vetëdija kombëtare bullgare në Maqedoni nuk mund të jetë pjesë e një politike evropiane dhe askush në Bullgari nuk mund ta pranojë dhe ta përkrahë” – është kategorik ministri i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri për çështjet e sigurisë Krasimir Karakaçanov në intervistën e dhënë para mikrofonit të Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..