Kryeministri Bojko Borisov tregoi në faqen e tij në Facebook se si inspekton nga helikopteri pjesën e ndërtuar të Rrymës Ballkanike – aksin nga fshati Gorni Dëbnik deri në Sesllanovci. Gjatësia e tij është 45 kilometra. Tashmë është ndërtuar tubacion me gjatësi 150 kilometra dhe janë vendosur mbi 18 mijë gypa.
Kështu Borisovi tregoi se çfarë është bërë deri tani nga projekti “Rryma Ballkanike” dhe nënvizoi se shpejtësia, me të cilën punohet është mbresëlënëse, pa ditë pushimi. Kështu do të respektohen të gjitha afatet e lidhura edhe me procedurat bullgare edhe me ato evropiane.
I gjithë tubacioni do të jetë gati deri në mes të muajit maj të këtij viti. Interesi ynë gjeostrategjik është që të mbetemi në rrjetin e transmetimit të gazit. Bullgaria është një qendër regjionale për shpërndarjen e gazit e kjo do të thotë se këtu do të furnizohet gaz nga shumë vende, kurse Bullgaria do të marrë taksa transiti për këtë, shpjegoi kryeministri.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..