Kryeministri bullgar Bojko Borisov është ftuar më 8 janar në një takim me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğandhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Bisedimi do të zhvillohet në Stamboll dhe do të jetë me temë “Furnizimet e gazit” për Bullgarinë përmes gazsjellësit “Rryma Turke” dhe ndërtimi i segmentit bullgar të trasesë të quajtur “Rryma Ballkanike”. Kryeministri bullgar u ftua për inaugurimin e “Rrymës Turke” nga Presidenti Erdogan. Nga Këshilli i Ministrave tani për tani nuk është ripohuar nëse Kryeministri e ka pranuar ftesën. Për “Dnevnik” nga zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave kanë dhënë informacion se për 8 janarin është ripohuar vetëm takimi i Borisovit me zëvendës sekretarin e SHBA-së David Hale në Bullgari.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..