Kryeministri Bojko Borisov dhe ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa hapën Sesionin e Parë të Dialogut strategjik Bullgari-ShBA, i cili zhvillohet sot në Sofje me pjesëmarrjen e një delegacioni amerikan.
Zv. Sekretari shtetëror David Hale, i cili duhej të ishte në krye të delegacionit amerikan nuk mbërriti në Sofje për shkak të situatës në Irak.
“Të gjitha gjërat, të cilat do t’i diskutojmë me aleatët dhe partnerët tanë bullgarë, do të jenë të dobishme për popullin bullgar. Ne duam një Bullgari të fortë, sepse në të vërtetë interesohemi për Bullgarinë dhe mendojmë se ajo meriton një të ardhme më të mirë”, tha Ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa.
Ajo informoi se gjatë marsit në Bullgari do të mbërrijë ndihmës sekretari shtetëror për çështjet konsullore të ShBA-së, për të diskutuar mundësinë për heqjen e vizave për shtetasit bullgarë. Para mysafirëve Kryeministri Borisov shpalli se qeveria sot do të marrë vendim për blerjen e 20% prej terminalit për gaz të lëngët në Aleksandrupolis.
Më vonë sot Kryeministri Bojko Borisov do të udhëtojë për në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..