“Në kuadrin e një dite ishim me partnerët tanë gjeostrategjikë SHBA, ishim edhe me fqinjët tanë. Me të gjithë ata kemi arritur mirëkuptim dhe projekte, të cilat na sjellin prosperitet”, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov para gazetarëve pas kthimit të tij nga Stambolli, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së gazsjellësit “Rryma Turke”.
Sot është një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet bullgaro-amerikane, një ditë strategjike të paktën për 10 vitet në vijim në një kohë të trazuar - shënoi Kryeministri Bojko Borisov, pasi më herët këtë ditë u zhvillua Sesioni i parë i Dialogut Strategjik Bullgari – SHBA.
Pikërisht këtë ditë u planifikuan veprimet – jo fjalët, por veprimet, të cilat ta vendosin Bullgarinë në hartën e sistemit gazsjellës të Evropës “Pasi Presidenti Trump dha urdhër për të punuar për heqjen e vizave për Bullgarinë, tashmë punohet aktivisht dhe kjo do të ndihet së pari nga njerëzit.”
I pyetur nga mediat për gjendjen në Lindjen e Mesme, Kryeministri bullgar deklaroi se përkrah paqen dhe vendimet diplomatike. Sipas fjalëve të tij është rëndësishëm të mos vdesin njerëz të pafajshëm dhe konfliktet ushtarake të mos vazhdojnë.
Paqja për regjionin është shumë e rëndësishme dhe sjell vetëm prosperitet. Vendi ynë kurrë deri tani nuk ka zhvilluar politikë kundër ndonjë shteti. Vetëm paqja mund t’i zgjidhë problemet në Lindjen e Mesme, ishte kategorik Kryeministri Bojko Borisov.
Më herët, në takimin e tij me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan Bojko Borisov shënoi se vendi ynë vlerëson lart kontributin e Turqisë mbi çështjet e migracionit dhe caktoi si një gjë shumë të rëndësishme aplikimin e Deklaratës së përbashkët mes BE-së dhe Turqisë që nga data 18 mars 2016.“Diplomacia dhe paqja duhet të mbeten në vend të parë gjatë zgjidhjes së një sërë problemesh. Të gjithë ne kemi interes të krijojmë një të ardhme, e cila të mbështetet te siguria, stabiliteti dhe prosperiteti”,theksoi gjithashtu gjatë takimit Kryeministri Borisov.
Turqia është fqinji ynë, aleati ynë në NATO dhe një partner yni në fushën e migracionit, sigurisë, luftimit të terrorizmit, energjetikës, bujqësisë. Mora angazhimin për zgjerimin e pikëkalimit Andreevo, Lesovo, siç zgjeruam edhe pikëkalimin Kallotina, deklaroi Kryeministri.
Pyetur nga mediat për qëndrimin e tre presidentëve, me të cilët Kryeministri Borisov ka biseduar në Stamboll - Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç – Kryeminisri u përgjigj:
Ata më trajtojnë si një mik të tyre – si edhe si mik të Trumpit dhe si mik të Brukselit. Sepse çdo një veprim imi i është nënshtruar së pari interesit të Bullgarisë dhe së dyti – interesit të bashkësisë, ku kemi pranuar të jemi - BE dhe NATO.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaSerbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..