Protesta kombëtare e transportuesve shtyhet. Kjo u bë e qartë pas takimit të organizatave të transportuesve me qeverinë. Sistemi TOLL do të nisë punë nga 1 marsi i këtij viti, por me tarifa më të ulëta të propozuara nga transportuesit. Tre muaj më vonë, më 1 qershor, në se të ardhurat nuk janë të priturat nga shteti, taksat rrugore për kamionët me ngarkesa të rënda do të rriten. Do të paguhet vetëm për autostradat dhe për rrugët kryesore. Pranojmë si një mbrapsje që tri muaj të punojmë me tarifat e ofruara nga organizatat e transportuesve që të shikojmë kush e ka të drejtën dhe sa para do të grumbullojmë me ato tarifa, tha ministrja regjionale Petja Avramova.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..