Në bazën ushtarake dhe ajrore në fshatin Dollna Mitropolia filloi stërvitja e pilotëve bullgarë, të cilët do të fluturojnë me avionët e rinj F-16. “Do të kaloni përgatitje dhe stërvitje komplekse, jini të denjë për mundësinë e ofruar”, tha në ceremoni solemne komandanti i forcave ajrore gjeneral major Canko Stojkov.
Grupi do të kalojë përgatitje fillestare teorike dhe pas kalimit të provimeve do t’i fillojë fluturimet. Pas përfundimit të suksesshëm të kursit në Bullgari pilotët do të vazhdojnë stërvitjen e tyre në SHBA.
Kompania Lockheed Martin shpalli se tashmë ka filluar prodhimin e avionëve të parë gjuajtës F-16 Block 70 për klientët nga jashtë – në këtë numër për Bullgarinë.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të..