Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcat parlamentare deklaruan synimet e tyre për sezonin e ri politik

Në fillim të sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës së 44-të grupet kryesore parlamentare i bënë deklaratat e tyre për prioritetet e veta gjatë 2020-ës

Foto: BGNES

Nga partia në pushtet GERB paralajmëruan se tensioni në fillim të këtij viti kërkon që të tregohet vullnet për unitet dhe dialog ndërmjet forcave të ndryshme politike. GERB do të punojë për kthimin e krizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik në një mundësi për ndryshime. Theksat e tjera të partisë do të jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe amendamenti i Ligjit për Partitë Politike.

Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova tha se sesioni i ri i Kuvendit Popullor fillon në kushtet e krizës dhe pas ndryshimit të nëntë me radhë të ministrit në qeveri. Në të njëjtën kohë gjysmë milion bullgarë jetojnë në rajone, ku në të ardhmen e afërt ka rrezik për mungesë të ujit të pijshëm. Ajo akuzoi qeveritarët për këtë se gjatë 10 vjetëve të fundit  kanë punuar në favor të interesave të huaja, kurse korrupsioni tashmë është justifikuar me ligje. Ninova u bëri thirrje forcave opozitare në Kuvendin Popullor dhe organizatave të qytetarëve që të bashkohen rreth idesë për ndryshimin e qeverisë.

Sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë problemet e ashpra në vend duhet të zgjidhen brenda një afati shumë të shkurtër, para se të fillojë një krizë parlamentare. Lëvizja mendon se problemet kryesore janë në sektorin e ujërave dhe në shëndetësi, sepse ato nuk janë reformuar. Përgjegjësia për situatën e rëndë aktuale sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë është e partisë GERB.

Nga grupi parlamentar i koalicionit “Patriotët e Bashkuar” (të cilët propozojnë kandidaturën për postin e ministrit të mjedisit) komentuan se kriza me mungesën e ujit në Pernik është në të vërtetë një problem i rëndë. Por tema më e rëndësishme sot është se kombi bullgar kthehet në një grumbull njerëzish, të cilët urrejnë njeri-tjetrin për shkak të akuzave të rreme dhe shpifjeve kundër institucioneve shtetërore. “Patriotët e Bashkuar” nuk mendojnë të heqin dorë  nga pozitat e tyre në qeveri, sepse në se e bëjnë këtë, vendin e tyre do ta zërë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Prandaj koalicioni do të vazhdojë të punojë për interesat e kombit si pjesë e kabinetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..

botuar më 25-03-22 9.15.PD
Grafika: Agjencia sociologike

Votuesit nuk duan zgjedhje të reja parlamentare

Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..

botuar më 25-03-21 9.50.PD

Shtimi i numrit të partive në parlamentin bullgar dhe sinjalet ndaj procesit zgjedhor

Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..

botuar më 25-03-18 7.05.PD