Për herë të 31-të Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare për produkte bujqësore dhe për ushqime “Java e Gjelbër 2020” në Berlin. Ky është edicioni i 85-të i ekspozitës.
Ministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Desisllava Taneva ishte e pranishme gjatë hapjes së sektorit bullgar. 19 prodhues nga vendi ynë në sipërfaqe 143 metra katrore ofrojnë degustime të verërave, produkte biologjike, vajra eterike, vaj arre, mjaltë të llojeve të ndryshme dhe produkte të bletarisë, mish dhe bulmetra, ëmbëlsira, lëngje dhe brumra. Ka dhe një kënd të posaçëm turistik.
Qëllimi i pjesëmarrjes së prodhuesve bullgarë është reklama dhe popullarizimi i kuzhinës bullgare, si dhe mundësive për turizëm dhe pushim. Vitin e kaluar ekspozita ishte vizituar nga 400 mijë veta.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..
Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..
Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..