Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha bullgare në Stamboll është vizituar prej 300 mijë vetave për 2 vjet

Foto: BGNES

Mbi 300 mijë veta kanë vizituar  Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll gjatë 2 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave të kryetarit të Fondacionit të Кishave Bullgare në Stamboll Vasill Ljaze, të paktën gjysma e vizituesve të kishës janë turistë bullgarë.

Pas 7 vjetëve të restaurimit, kisha 120-vjeçare u hap më 7 janar 2018. Atëherë në ceremoni morën pjesë Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Tema për përfshirjen e Kishës së Hekurt në Listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s qe ngritur disa herë gjatë vitit të kaluar. Propozimi qe prezantuar dhe përpara drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Audrey Azoulay gjatë vizitës së saj në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë dhe dashuri në Luginën e Strumës

Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..

botuar më 25-02-14 7.30.PD

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD

120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha

Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..

botuar më 25-01-31 8.15.PD