Informatat për zjarrin shkatërrues në Australi zgjoi një valë dhembshurie edhe në Bullgari. Një grup njerëzish të rinj zhvilluan fushatë në rrjetet sociale dhe organizuan një ngjarje bamirëse në përkrahje të kafshëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.
11 000 leva (5624 euro) është shuma e mbledhur në përkrahje të kauzës për rimëkëmbjen e Australisë pas zjarreve.Paratë nga tregu bamirës “SOS Koala” do t’i dhurohen Fondit Botëror për Natyrën e Egër /WWF/ në Australi, që të ndihmojnë shërimin, qëndrimin dhe ushqimin e koalave të dëmtuar, por dhe kafshët e tjera në klinikat posaçërisht të ndërtuara. Pavarësisht se duken pak në sfondin e dhurimeve të bëra nga yjet e kinemasë dhe nga biznesmenët, këto para janë një gjest i dhembshurisë lidhur me këtë problem, të cilin një pjesë e madhe nga bashkatdhetarët tanë mbase me të drejtë do ta quanin mjaft të largët ose bile – ekzotik. Por, e vërteta është se ajo që ka rastisur në Australi, padyshim që do të ndikojë mbi ne të gjithë, pavarësisht sesa larg që gjendemi që aty. Sipas një studimi të bërë nga NASA, dyoksidi i karbonit, i hedhur në atmosferë si pasojë të zjarreve, është mbi 250 milionë tonë, që është afro gjysma e sasisë, të cilën Australia e emeton për një vit.
Një nga sfidat e lidhura me organizimin e ngjarjeve me ndonjë mision bamirës është të mund t’i bindësh vizitorët se dhurimi i tyre ia vlen, se paratë e tyre nuk do të përvetësohen dhe do të harxhohet, se ato do të sjellin shëndet, gëzim, qetësim ose siguri për nevojtarët.
Është e vërtetë se ka ngjarje të shumta të organizuara me qëllim bamirës, për t’i ndihmuar nevojtarët, dhe mua më vjen shumë keq, se nuk mundem të ndihmoj çdo një njeri ose kafshë – tregon njëra nga organizatoret e tregut bamirës Violeta Vërtovska. Këtë të cilën e si me siguri pas organizimit të shumë tregjeve të tilla të ngjashme është se bullgari do dhe i pëlqen të ndihmojë. Në këtë mënyrë shumica e njerëzve ndihen më të dobishëm dhe më mirë. Në fakt ne nuk mund të bindim asnjë që të dhurojë, në qoftë se ai nuk e përkrah këtë kauzë, nuk ka sesi t’i ndryshojmë mendimin.
Rroba të ruajtura dhe këpucë të përdorur, kozmetikë, bizhuteri dhe ushqime, të bëra posaçërisht për këtë ngjarje, qenë vetëm një pjesë nga befasitë për publikun e shumtë. Aktorët nga akademia e artit teatral dhe kinematografik zbulonin enigmat e pantomimës, dy vajza prezantuan në vend shkollën e vet të baletit, kurse fëmijët dëfrenin me përgatitjen e ëmbëlsirave, vizituesit patën mundësi të provojnë diçka të pazakonshme – pikturimme këna ose mbi tekstil.
Mesazhi i kësaj ngjarjeje qe që t’ua kushtojmë vëmendje më të madhe hapave të vegjël që na çojnë në ruajtjen e mjedisit. Një diskutim i posaçëm ishte organizuar mbi temën për jetë me më pak mbetje ose me pothuajse aspak. Zakonisht ne nuk i kushtojmë vëmendje faktit se sa dhe çfarë hedhim. Pranojmë si një gjë e zakonshme dhjetëra qeset në shtëpi dhe me çdo një pazar që bëjmë shtojmë dhe nga një të re. Plastika përmbahet dhe në paketimet e produkteve, në pjatat dhe takëmet për përdorim të njëhershëm dhe në turli farë vendesh të tjera. Por jeta është e mundur dhe pa to, thonë organizatorët e rinj të “SOS Koala”. “Sa më shumë – aq më shumë” – është përgjigja e tyre lidhur me pyetjen sa njerëz duhet të fillojnë të jetojnë me më pak plehra, që të mund të ndikojnë pozitivisht natyrën dhe klimën.
Çdo një përpjekje e vogël për kursimin e plastikës, është me rëndësi. Vetëm një brez ndoti planetin aq shumë. Çdo një qese e refuzuar, përdorimi i trastave të rrobës për pazar, kursen një sasi të konsiderueshme prej plastmase. “SOS Koala” nuk është ngjarja e parë bamirëse të cilën Violeta e organizon. Ide të saj janë dy trgjet për mbledhjen e parave për shërimin e një njeriu të afërt me sëmundje onkologjike. Na bind se do të vazhdojë të ndihmojë kauza të ndryshme, kurse ngjarja tjetër e madhe në të cilën do të përfshijë energjinë e vet do t’i kushtohet një problemi lokal tek ne.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESSukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..