Mocioni i mosbesimit i qeverisë i parashtruar nga Partia Socialiste Bullgare për shkak të rrëzimit të politikës për mjedisin dhe ujërat që shkaktoi krizë uji në një sërë qytetesh të vendit, miratohet nga shumica e shoqërisë. Faji kryesor për krizën është i institucioneve. Këtë e tregon një sondazh i opinionit publik i “Gallup International”. 47 për qind e të anketuarve e miratojnë kërkesën e opozitës, ndërsa 27 për qind janë të mendimit të kundërt. Mirëpo, kur fjala është konkretisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 35 për qind janë dakord, 40 për qind janë kundër. Përfundimi i “Gallup International” është se dominon një dëshirë abstrakte për ndryshim, por kur bëhet fjalë konkretisht për zgjedhje parlamentare, nuk ka shumicë.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..