Në Argjentinë jetojnë dhe punojnë dhjetëra mijë bullgarë. Numri i tyre i saktë nuk dihet, por supozimet janë për midis 50 000 dhe 150 000 veta. Një pjesë e madhe prej tyre ndodhen në shtetin amerikano-jugor prej kohe dhe bile vështirë e kuptojnë gjuhën bullgare. Por, ndjekin atë që po ndodh në atdhe me një interes të madh. Një nga burimet e mia të vlefshme për informacion është Radio Bullgaria, na thotë Ivan Cankov, i cili bashkë me bashkëshorten e tij Aksinija është themelues i Shoqatës Qytetare “Bullgarët në Argjentinë. Të dy kanë formuar radio të vet, po përgatisin dhe një internet televizion.
Pjesa dominuese e bullgarëve në Argjentinë – thotë Ivan Cankov, janë trashëgimtarë të emigrantëve, të cilët tanimë arrijnë deri në brezin e katërt.Në praktikë, ata janë argjentinas, disa prej tyre janë me pasaporta bullgare dhe vetëm nga familja që mbajnë e cila përfundon në “- ov”, mund të kuptosh se janë bullgarë.Për shkak të distancës së largët dhe udhëtimit të shtrenjtë, shumë pak prej tyre kanë qenë në Bullgari. Por, emocionohen prej çdo gjëje bullgare.
Dëshmitë e para për bullgarët në Argjentinë janë që nga fillimi i shekullit të kaluar, ku bashkësitë më të mëdha formohen pas dy luftërave botërore.
Gjatë asaj kohe qeveria argjentinase përmes përfaqësive të veta në vendet evropiane bën një farë fushate reklamuese – thotë Ivan Cankov. I premton çdo një banuesi të ri të sapo ardhur kaq tokë, sa mundet të përpunojë. Për bullgarin e uritur kjo vjen si “një peshqesh nga Zoti”. Grupe të tëra nga Bullgaria i drejtohen Argjentinës - pa para, pa ditur gjuhën. Duke mbërritur në Argjentinë ata u drejtohen vendeve me mangësi të krahut të punës. Bashkësia më e madhe bullgare në Argjentinë është në provincën Chaco, ku ndodhen plantacionet e mëdha me pambuk. Vendi tjetër është Comodoro Rivadavia ku ndodhen depozitat e naftës, kurse grupi i tretë më i madh prej bullgarëve shkon në Berisso, në afërsi të Buenos Aires për të punuar në instalimet e mëdha të frigoriferëve për mish. Në kryeqytetin Buenos Aires janë vendosur grupe më të vogla nga bullgarët intelektualë.
Dhe sot e kësaj dite grupi më i madh bullgar në Argjentinë është në Chaco, i pasuar nga bashkësia jonë në Comodoro Rivadavia dhe Berisso. Me dëshirë të jenë në ndihmë të bashkatdhetarëve të vet, Ivan Cankov dhe bashkëshortja e tij Aksinija fillojnë të bëjnë një faqe interneti të specializuar, kurse pas kësaj të frymëzuar nga suksesi i saj krijojnë dhe një radio në internet të titulluar “Bullgaria Ime”.
“Temat e emisioneve tona janë krejtësisht kulturore. Nuk ka lajme dhe politikë. Bëjmë transmetime, të cilat janë të lidhura me traditat bullgare, me festat tona kombëtare dhe zyrtare. Kemi dhe një fushatë e cila kërkon dhe zbulon krijues me një prejardhje bullgare - piktorë, shkrimtarë, poetë, muzikantë. Përmes radios ne i popullarizojmë. Iniciativa tërhoqi jo pak krijues, përfshi dhe nga shtetet fqinje spanjisht folëse. Zhvilluam dhe kurse në gjuhën bullgare në internet, të cilat janë alternativa e vetme e atyre të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën. Komunitetet kompakte janë në mijëra kilometra nga Buenos Aires dhe në fakt është e pamundur të zhvillohet një kurs me prani të drejtpërdrejtë. Kishte një interes të madh. Na telefononin njerëz nga provincat, nga vendet fqinje si Uruguai, ku po kështu ka bullgarë, të cilët kanë dëshirë të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kursi përmban 100 mësime, kurse çdo një leksion vazhdon rreth 1 orë”.
Do të fillojë dhe televizioni i parë bullgar në Amerikën Latine. Media e re quhet “Los Bulgaros TV”, kurse në themel të tij po kështu përsëri qëndron Ivan Cankov.
Një herë në muaj do të bëjmë një program mbi tema kulturore, nuk parashikojmë politikë ose lajme, por një lloj tjetër transmetimesh publicistike. Ne gjithashtu do të azhurnojmë fushatën e filluar në radio me biseda me bullgarë të njohur ose argjentinas të njohur me një prejardhje bullgare. Kjo është në fillim, kurse pas kësaj do të shohim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..