Gjatë 30 vjetëve të kaluara të ndryshimeve demokratike shumë bullgarë të ditur dhe të talentuar ikën nga vendi duke kërkuar një të ardhme më të mirë. Sipas të dhënave për vitet e fundit, të ofruara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, gjatë vitit 2010 27 708 veta nisen për të kërkuar lumturinë e vet në vend tjetër. Gjatë vitit tjetër nëpër gjurmët e tyre nisin vetëm 9 517 bullgarë. Që aty e tutje sasia e emigruesve në mënyrë të qëndrueshme merr tatëpjetën, që të arrijë 33 225 veta gjatë vitit 2018. Dhe pavarësisht se numri i atyre të cilët kthehen rritet nga 3 518 gjatë vitit 2010 deri më 29 559 gjatë vitit 2018, rritja mekanike e popullsisë mbetet negative. Ikin bullgarë, të cilët janë kryesisht në një moshë aktive nga 20 deri më 45 vjeç. Në të njëjtën kohë, tregon një studim i ManpowerGroup, 62% nga punëdhënësit në Bullgari vuajnë nga mungesa e stafit.
“Pjesa më e madhe e bullgarëve preferojnë të punojnë jashtë shtetit në bazë të shkaqeve ekonomike. Që të mund të ndalojë ky proces, duhet të krijohen më shumë vende pune me një pagesë në një nivel evropian. Në qoftë se kanë një standard normal të jetesës, pjesa më e madhe prej tyre nuk do të kërkojnë rrugë të tjera”, ndau mendim në një intervistë të dhënë për “Radio Bullgarinë” Maria Samiçkova-Bellçër e cila është vendosur në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë sfond, Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale ndërmori iniciativën që përmes forumeve të karrierës në vende me bashkësi të mëdha bullgare dhe paketave sociale të stimulojë bullgarët e rinj të kthehen në atdhe. Në shërbim të diasporës bullgare jashtë kufirit “Radio Bullgaria” iu drejtua Ministrisë së Punës dhe të politikës sociale, që të mund të marrë vesh, cilat janë bashkësitë bullgare jashtë shtetit që mund të përfitojnë nga iniciativa, kur nis ajo dhe çfarë përfshin paketa sociale.
Pritet që kryerja e Komponentit të ri të nis në fillim të muajit prill 2020 dhe të zgjasë deri në fund të vitit 2023. Në bazë të tij do të ofrohen shërbime për akses në tregun e punës të personave nga Bashkimi Evropian, të cilët aplikojnë për punë në Bullgari. Përkrahja do të shprehet në një konsultim, përgatitje të një plani individual për veprim në varësi të nevojave individuale dhe mundësive të personit që aplikon. Kandidati do të ketë mundësi të marrë ndihmë për marrjen e qirasë për banesë për një periudhë 12 mujore, në qoftë se fillon punë në një vend të populluar, në të cilin nuk pronëson banesë personale. Në qoftë se gjatë kthimit të familjes në Bullgari, fëmija nuk shkon në çerdhe ose në kopsht, mund t’i sigurohet dado.
Integrimi i anëtarëve të familjes, të cilët nuk e flasin gjuhën bullgare, do të lehtësohet përmes sigurimit të mësimit të gjuhës bullgare me kuponë. Ata të cilët anëtarësojnë për punë në Bullgari mund të marrin dhe stimuj financiarë për transport nga dhe deri në vendin e tyre të punës. Në qoftë se kandidati fillon punë në një rreth, në të cilin niveli i pagës mesatare mujore bruto është më i ulët nga vlera e rrogës mesatare bruto për vendin, për një periudhë deri më 12 muaj, do të marrë çdo muaj një stimul financiar në përmasë të gjysmës nga rroga bruto minimale e punës për vitin përkatës. Në kuadrin e projektit do të ofrohen dhe shërbime rreth informimit, motivimit dhe orientimit të personave drejt njëveprimtarie të pavarur të biznesit, në këtë numër dhe orientim deri tek ndërmjetësit financiarë për ofrimin e mikrokredive firmave dhe ndërmarrjeve fillestare në bazë të vijës së instrumenteve financiare të Programit Operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore”. Për këtë projekt mund të aplikojnë kandidatë të cilët kërkojnë punë, janë të moshës deri më 54 vjeç, kanë arsim të lartë, të cilët gjatë 6 muajve të fundit kanë qenë të punësuar, të cilët vet sigurohen, ose të cilët marrin përfitime në një shtet tjetër. Kandidatët mund të jenë dhe persona të sapo diplomuar në një shtet tjetër.
Cilët bullgarë do të marrin pjesë në fushëveprimin e paketës sociale - vetëm shtetas nga Bashkimi Evropian ose dhe nga vendet e treta, vetëm shtetas të Bullgarisë ose dhe shtetas nga pakicat etnike bullgare?
Ky operacion u është drejtuar shtetasve bullgarë dhe personave nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Paralelisht me përgatitjen e këtij projekti, Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale do të vazhdojë gjatë vitit 2020 iniciativën lidhur me organizimin e forumeve të karrierës për bullgarët në shtetet në Evropë, në të cilat ka një përqindje më të madhe bashkatdhetarësh tanë të cilët janë duke u arsimuar ose tashmë janë arsimuar.
Ngjarja e parë e kësaj iniciative qe më 21 janar në Vjenë. Në ekspozitën e karrierës në kryeqytetin e Austrisë morën pjesë investues austriakë në Bullgari, të cilët paraqitën dhe prezantuan vende pune si dhe mundësi për një zhvillim profesional në qytetet e ndryshme tek ne. Deri në fund të vitit 2020 Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale planifikon zhvillimin e forumeve të karrierës në Londër të Britanisë së Madhe më 7 mars, në Këln - Gjermani më 25 prill, Munih - Gjermani më 16 maj, Vjenë të Austrisë më 17 tetor. Gjatë vitit 2019 Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale organizoi ekspozita në Austri, Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Holandë. Në çdo një forum midis 20 dhe 35 kompani kryesore drejtuese nga të gjitha sferat e ekonomisë prezantuan mundësi për punë në Bullgari. Anketat e zhvilluara mes pjesëmarrësve në të gjitha forumet treguan se një pjesë e konsiderueshme nga të rinjtë pjesëmarrës ndihen të motivuar të fillojnë ose të vazhdojnë rrugën e vet profesionale tek ne dhe kanë zbuluar pozita atraktive për zhvillimin e vet të ardhshëm në karrierë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..