Më 24 janar Ambasadori rus në Sofje Anatoli Makarov u thirr në MPJ. Ai mori një notë, sipas së cilës në kuadrin e 48 orëve dy diplomatë rus të akuzuar për spiunazh duhet të largohen nga Bullgaria. Makarovi ka deklaruar se afati do të respektohet. Rusia ruan të drejtën e ndërmarrjes së masave në përgjigje, shënohet në një deklaratë të Ambasadës ruse në Facebook dhe shtohet se nuk janë marrë prova për akuzat e ngritura. Sinjali kundër diplomatëve u dha nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Sipas prokurorisë njëri prej dy rusëve ka qenë nëpunës i një përfaqësie tregtare në Sofje dhe ka grumbulluar informacion për energjetikën. Tjetri është sekretar i parë në Konsullatën e misionit dhe është marrë me proceset zgjedhore në Bullgari.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..