Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për heqjen e “syzeve rozë”

Foto: BGNES

Në lidhje me përfundimin e vitit të tretë pas hyrjes së vet në detyrë, Presidenti Rumen Radev tha se edhe gjatë vitit 2019 i ka mbrojtur interesat e shtetit të së drejtës dhe të qytetarëve, ka përcaktuar prioritetet e agjendës së shoqërisë, ka inkurajuar debatin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe ka punuar në favor të interesit bullgar, duke zhvilluar një politikë të balancuar të jashtme.

Radevi kritikoi procesin zgjedhor në Bullgari dhe “shkrirjen” e partisë qeverisëse me shtetin. Sipas Presidentit tërë procesi zgjedhor duhet të zhvillohet nëpërmjet votimit me makina. Ai tha se do të vazhdojë bisedimet për ndryshime kushtetuese sa i përket gjyqësorit dhe balancës së pushteteve.

Radevi premtoi sedo të ndihmojë kundërvënien e korrupsionit dhe legjislacionit të porositur në lidhje me këtë ka vënë veto ndaj 7 ligjeve dhe atëherë nuk ka hasur shkelje të Kushtetutës, ka reaguar menjëherë duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. “Nga Prokurori i përgjithshëm pres punë të përkushtuar në luftën reale kundër korrupsionit aty ku ka më shumë mundësi për shkelje – në sektorin e prokurimeve publike. Detyra e tij kryesore është që ta bindë shoqërinë se punon në favor të ligjit dhe interesit publik”,shpjegoi Presidenti sa i përket kërkesës së Kryeprokurorit Ivan Geshev për interpretim të imunitetit të Presidentit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Radevi bëri thirrje për investime në njerëzit, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të situatës demografike, për arsim më të mirë dhe pakësimin e analfabetizmit funksional ndër të rinjtë.

“Tani disa përsëri do të komentojnë se Presidenti është pesimist. Jo nuk është kështu. Unë kam ambicie të mëdha për Bullgarinë. Ne mund dhe duhet ta bëjmë Bullgarinënjë vendnormal dhe demokratik evropianme sundim të fortë të ligjit, me institucione adekuate dhe demokratike, me siguri dhe të ardhura evropiane, me teknologji të larta të gjelbra, me cilësi të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike. Por nga ana tjetër jam dhe realis tdhe besoj se suksesi fillon me heqjen e syzeve rozë. Kemi nevojë urgjente për rirenditje të prioriteteve, për vendime dhe reforma afatgjata. Por me siguri në vend të parë duhet të jetë investimi në njerëzit.”

Sipas Presidentit Rumen Radev masat e ndërmarra nga qeveria në sferën e arsimit janë në drejtimin e duhur, por nuk mjaftojnë. Pyetjes për temën aktuale të skandaleve të spiunazhit, Presidenti iu përgjigj se Bullgaria duhet të mbrojë shumë mirë sovranitetin e vet dhe të ndërpresë çdo një ndërhyrje në sigurinë e saj kombëtare. Me rastin e votimit të ardhshëm të mocionit të mosbesimit ndaj kabinetit të Bojko Borisovit Radev komentoi se ky është një instrument i zakonshëm parlamentar, se kriza e ujit është me rëndësi të madhe dhe zgjidhja e saj është në duart e deputetëve. Kreu i Shtetit shtoi se nuk duhet të politizohet çështja për pjesëmarrjen e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore dhe njoftoi se është ftuar nga Presidenti Vladimir Putin më 9 maj në Moskë, por ende nuk është saktësuar nëse do të jetë i pranishëm në paradë.

Si kryekomandant suprem Rumen Radev shprehu pakënaqësi për mënyrën e riarmatosjes së ushtrisë bullgare dhe bëri thirrje për modernizimin harmonik të të gjitha llojeve të ushtrisë nëpërmjet transferimit të teknologjive. Ai premtoi gjithashtu për të punuar për tërheqjen e investimeve të huaja, për promovimin e biznesit bullgar, për mbrojtjen e bashkësive bullgare përtej kufirit dhe për bashkimin e tyre shpirtëror me atdheun.

Foto: BTA

Në konferencën e shtypit Nënpresidentja Ilijana Jotova propozoi që të krijohet një asociacion i bashkësive bullgare në botë dhe nënvizoi se për themelimin e tij shpreson edhe tek institucionet e tjera shtetërore. Tendenca e largimit të bullgarëve aktivë nga vendi është shumë shqetësuese, është e mendimit Jotova dhe bëri thirrje që 2020-ta të jetë një vit i bashkimit të bullgarëve në Bullgari me bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit. Nënpresidentja deklaroi se Bullgaria mbetet prapa në absorbimin e fondeve evropiane. Në periudhën 2014-2020 ajo ka përvetësuar vetëm 34 për qind të mjeteve evropiane. Nënpresidentja nguli këmbë që Sofja të llogarisë rreziqet e mundshme pas “Brexitit”. “Sot ëndrrat tona për Bashkimin Evropian dhe realitetin janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, por erdhi koha, 12 vjet pas aderimit tonë në Bashkësinë Evropiane, që Bullgaria të sillet si një anëtar të barabartë, me të drejtat dhe përgjegjësitë e veta.”

Përgatiti në shqip: Jodanka Ivanova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD