Prokuroria e Republikës së Bullgarisë zbuloi të dhëna sipas të cilave ka mundësi të larta për përfshirjen e presidentit Rumen Radev në veprimtari kriminale, njoftoi qendra e shtypit e institucionit. Nga njoftimi bëhet e qartë se në ecurinë e hetimit të komandantit të Forcave Ushtarako Ajrore gjeneral toger Canko Stojkov u mblodhën të dhëna për krim eventual kryer nga presidenti Rumen Radev. Hetimi kundër gjeneralit Stojkov zhvillohet nga Prokuroria e Specializuar me qellim të zbulohet në se në periudhën nga maji i vitit 2017 deri tani ai hyri në komplot me një ose me më shumë persona të kryejë krime në vendin tonë dhe jashtë shtetit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..