Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre veta janë nën vëzhgim spitalor për simptoma eventuale të koronavirusit

Foto: BGNES

Autoritetet bullgare të shëndetësisë po ndjekin gjendjen e dy bullgareve, të cilat sapo janë kthyer nga Kina dhe Tajlanda. Ato ndodhen në reparte spitalore të sëmundjeve infektive me simptoma, të cilat i ngjajnë virusit. Janë bërë analiza për të evidentuar llojin e virusit dhe më konkretisht për të sqaruar në se bëhet fjalë për koronavirusin  2019-nCoV.

Një burrë, i cili gjithashtu ka udhëtuar në Kinë gjithashtu ndodhet në spital, informoi Ministri i shëndetësisë Krill Ananiev. Të tre nuk kanë shenja specifike të koronavirusit.

Tashmë ka organizim dhe janë dhënë udhëzime për veprime në rast të dyshimeve për njerëz të infektuar me virusin e ri, shpjegoi Ministri. Po punon dhe një grup ndërinstitucional pune, në të cilin ka përfaqësues të të gjitha autoriteteve kompetente.

Aeroportet e Sofjes, Varnës dhe Burgasit do të pajisen me kamera të reja termike, të cilat do të regjistrojnë temperaturën e pasagjerëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD