Energjetika bërthamore do të garantojë sigurinë në kushtet e kalimit drejt ekonomisë me karbon të ulët. Këtë e tha ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova në një takim me delegacionin e Agjencisë së Energjetikës Bërthamore pranë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik kryesuar nga Nobuhiro Muroja, zëvendës drejtor i përgjithshëm i menaxhimit dhe planifikimit. Ekspertët e Agjencisë bënë vizitë në Bullgari që të njihen me politikën kombëtare në fushën e shfrytëzimit të sigurt të energjisë bërthamore lidhur me kandidaturën e vendit për anëtarësim në Agjenci. Ministrja Petkova njohu miqtë me përvojën shumëvjeçare të vendit në energjetikën bërthamore dhe me mundësinë për ndërtimin e kapacitetit të dytë bërthamore në Bullgari - Centralin Atomik Elektrik “Belene”.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..