Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari për vizitë është ministri i jashtëm i Turqisë

Zonja Zaharieva dhe zoti Çavushogllu
Foto: BGNES

Ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Turqisë – zonja Ekaterina Zharieva dhe zoti Mevlyt Çavushogllu do të diskutojnë në Sofje marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe në luftimin e migracionit ilegal, partneritetin në NATO dhe në organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet BE-Turqi. Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të jashtëm të Turqisë në Bullgari që nga viti 2014 e këtej dhe përputhet me zhvillimin në rritje të marrëdhënieve dypalëshe. Turqia është në vendin e 4-të  në eksportin e Bullgarisë pas Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë, dhe në vendin e 5-të në import pas Gjermanisë, Rusisë, Italisë dhe Rumanisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD