Zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë është pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Bullgarisë, tha kryeministri Bojko Borisov në takimin e tij në Sofje me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë Mevlyt Çavushogllu. Kryeministri bullgar theksoi dialogun intensiv dypalësh politik, i cili iu bazohet parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektimit reciprok. Zoti Borisov vuri në dukje, se Bullgaria vlerëson lartë angazhimin e fqinjës sonë në aplikimin e Deklaratës së Përbashkët midis BE-së dhe Turqisë për migracionin nga viti 2016 dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh në këtë fushë, gjë që siguron fluksin zero migrantësh në kufirin e përbashkët. Kryeministri theksoi edhe peshën e madhe, të cilën e mban Turqia duke u siguruar strehë një numër të madh refugjatësh.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i “BG BEN”, i cili botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024. “Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë..