Gjatë ditëve të fundit pakënaqësia në shoqëri gjen shfaqje të ndryshme dhe tregon pikët e dobëta në qeverisjen e kryeministrit Bojko Borisov, por pa tronditur thellë kabinetin e tij dhe pa treguar zgjidhje konkrete të problemeve. Kriza me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore), malet e plehrave, të cilat mbuluan Bullgarinë, katastrofa ekologjike me derdhjen e pesticideve në lumin Marica, ndotja e ajrit në qytetet e mëdha, problemet me furnizimin e ujit të pijshëm dhe liqenet e zbrazëta artificiale në vend, ratifikimi i marrëveshjes CETA në Kuvendin popullor, i detyruan shumë njerëz që të dalin në rrugë.
„Jam këtu sepse mendoj se duhet të hiqen mbetjet nga Bullgaria – ky është një problem i stërmadh për brezat e ardhshme – thotë Georgi Petkov, sipas të cilit arsyet për protestat janë të shumta. “Pse importohen sasi të mëdha të plehrave, pa pasur parasysh mendimin e njerëzve. Mjedisi është kërcënuar dhe ky problem kërkon masa të ngutshme.“
Kështu mendon dhe Ivajllo Zdravkov, i cili kërkon dorëheqjen e qeverisë:
„Kuptova për protestën nga Facebooku dhe menjëherë dola në rrugë. Tabloja aktuale në të vërtetë është tepër shqetësuese dhe e mjerë dhe nuk di se si protestat do të çojnë në ndonjë rezultat pozitiv.”
I njëjti është dhe mendimi i Atanas Goranovit, i cili nënvizoi se njerëzit që protestojnë janë pak. Duket se të gjitha këto probleme nuk janë mjaft serioze, për ta tërhequr vëmendjen e një numri më të madh të qytetarëve, në mënyrë që ta rrëzojnë qeverinë.
Sipas politologut Kënço Stojçev qeveria aktuale mund të dështojë vetëm për arsye të brendshme, sepse gjatë vitit 2019 ajo mori përkrahjen e mjaftueshme në dy zgjedhjet e zhvilluara – për Parlamentin Evropian dhe për pushtetin vendor në Bullgari. “Ka opozitë aktive, por ajo nuk pranohet nga shoqëria si alternativë e mirë e qeverisjes aktuale”. Kështu mendon dhe sociologu Antonij Gëllëbov, sipas të cilit “në vend mungon një projekt politik, i cili mund të fitojë mirëbesimin e shumicës prej bullgarëve. Në shoqëri kërkohet diçka të ndryshme. Problemi i madh është se tani për tani alternativa mungon”.
Statukuoja mbetet për shkak të mungesës së alternativës...
Ndoshta prandaj mocioni i katër i mosbesimit ndaj qeverisë ishte hedhur poshtë, pavarësisht se sipas politologut Boris Popivanov ai ishte “gjëja më logjike në këtë situatë”. Sipas fjalëve të tij në çdo vit, në të cilin ka zgjedhje, problemet e pazgjidhura mund të anashkalohen me pohimet se ato janë vetëm “fushatë zgjedhore” e oponentëve politikë. Por më vonë ato detyrimisht rishfaqen”. Analisti është i mendimit se pakënaqësia është kundër “kornizës aktuale të zhvillimit të vendit, që karakterizohet me mungesën e perspektivës së qartë dhe të mënyrës strategjike të të menduarit në të gjitha sferat shoqërore. Sektori i ujit është një shembull i mirë për këtë, por e njëjta është situata në të gjitha aspektet e tjera të jetës, ku problemet kryesore janë keqmenaxhimi dhe pakujdesia”. Ndenja për moskokëçarje është dhe arsyeja për apatinë e bullgarëve, të cilët nuk mendojnë se ka kuptim të protestojnë, sepse asgjë nuk do të ndryshojë.
Pak janë ata, të cilët i shohin problemet e veta në ato të të tjerëve...
Tashmë dy vjet me radhë protestat janë forma e parapëlqyer për tërheqjen e vëmendjes së qeveritarëve, të cilët nga ana tyre nuk shqetësohen nga pakënaqësia e popullit. Kur para Këshillit të Ministrave dolën nënat e fëmijëve me çrregullime, pronarët e derrave të vrarë për shkak të murtajës afrikane apo infermierët, pak ishin ata, të cilët i përkrahën.
E tillë është situata edhe tani – ka njerëz, të cilët i kuptojnë mirë problemet e të tjerëve, por nuk mendojnë se protestat do të çojnë në ndonjë ndryshim. Ka dhe të tjerë, të cilët parapëlqejnë të tregojnë pakënaqësinë e vet në rrjetet sociale dhe mendojnë se kjo është e mjaftueshme. Duket sikur edhe populli edhe njerëzit në pushtet janë mësuar me skandalet e shumta dhe me këtë se “çdo çudi zgjat tri ditë”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..