Një kompani kozmetike britanike i dhuroi 62 mijë euro programit për rikthimin e 4 shkabave të zeza në pjesën bullgare të malit të Rodopeve. Në të kaluarën shpendët kanë qenë të zakonshëm për këtë pjesë të Bullgarisë, por mungesa e ushqimit, helmimet, linjat e pasiguruara të transmetimit të energjisë dhe faktorë të tjerë të pafavorshëm kanë çuar deri në zhdukjen e tyre. Sot në Ballkan ka mbetur vetëm një koloni me fole në Greqi.
Që të mund të kthehen shkabat e zeza tek ne, më parë do të përdoret një kafaz i përshtatshëm për shpendët e mëdhenj, në të cilin ata do të strehohen përkohësisht. Pas zgjedhjes së vendeve të përshtatshme për lirim, skifterët do të fillojnë jetën e tyre të re në natyrë. Shpendët do të mbërrijnë mot nga Spanja, me qenë se aty gjendet kolonia më e madhe në Evropë. Qëllimi përfundimtar i programit është që të rivendoset i gjithë zinxhiri ushqimor, në të cilin një rol të rëndësishëm kanë të ashtuquajturit “pastrues të natyrës”, siç i quajnë akoma shkabat. Të zezat midis tyre janë më të mëdhatë – takohen akoma shkaba me mjekër, egjiptiane dhe kokëbardha.
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..