Mbretëria e Bashkuar doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian (BE) në mesnatë më 31 janar (ora e Evropës Qendrore). Kështu shtetet-anëtare të BE-së u bënë 27. Para se të arrihet deri këtu BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar zhvilluan bisedime intensive për arritjen e pajtimit për kushtet e tërheqjes, si dhe për çështjet e sigurisë juridike, pasi e drejta e BE-së nuk do të jetë e vlefshme për Britaninë e Madhe
Bullgarët e pranojnë këtë akt në mënyrë të ndryshme dhe me shumë pyetje. Korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Angelina Piskova në Bruksel na rikujtoi se uniteti i vendeve-anëtare është ajo gjë që kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexitin Michel Barniere theksonte pothuajse vazhdimisht gjatë negociatave të rënda me Britaninë e Madhe. Siç duket kjo tendencë do të ruhet. E tillë është pritja edhe e eurodeputetëve bullgarë.
Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane shënoi se si të gjitha vendet-anëtare, ashtu edhe Bullgaria duhet të kenë një strategji të përbashkët për marrëdhëniet e tyre me Mbretërinë e Bashkuar dhe e vuri theksin te disa fusha, si siguria, mbrojtja dhe Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Tregtare.
“Të gjithë kemi interes që partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar të vazhdojë pa ndryshim” – thotë kolegu i Kovaçevit Radan Kënev. Sipas fjalëve të tij është me rëndësi të ruhet xhiroja tregtare, investimet britanike dhe eksporti bullgar drejt tregut anglez, si dhe të garantohen të drejtat e bullgarëve të cilët punojnë dhe bëjnë studime në Mbretërinë e Bashkuar.
Sergej Stanishev nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve mendon se këtej e tutje duhet patjetër të shmangen skenarët e të ashtuquajturit “dumping social”, “të cilin mbase do të përpiqen të imponojnë pushtetarët e djathtë në Britaninë e Madhe në dëm të shtetit social evropian.” Sa u përket sfidave para Bullgarisë Stanishev e vë theksin te bullgarët, të cilët banojnë në Ishull. “Po, shumë prej tyre tashmë kanë status zyrtar, por jam i sigurt se ka shumë të tjerë, të cilët janë midis tokës dhe qiellit. Dhe këtu është puna e institucioneve, e qeverisë – të punojnë maksimalisht që ata të mos hasin vështirësi.
“Interesi ynë i madh janë shtetasit bullgarë” – thotë edhe eurodeputeti Ilhan Kyçyk nga grupi i liberalëve evropianë “Rinovo Evropën” dhe shton se sipas informacionit jozyrtar në Ishull banojnë 250 000 shtetas bullgarë.“Në qoftë se Evropa do që të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe ta ketë përkrahjen e shtetasve të vet, politika e standardeve të dyfishta nuk mund të vazhdojë” – thotë z. Kyçyk dhe vazhdon: “Evropa duhet të kuptojë se e ardhmja e saj është lidhur me reforma të rënda. Pa reforma nuk mund të vazhdojmë përpara!”
Andrej Sllabakov nga grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropianë, i vetmi nga kolegët e tij bullgarë që votoi kundër Marrëveshjes për Brexitin, komentoi se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja do të prishet balanca në Evropë: “Franca do të fillojë të krijojë gjithnjë e më shumë probleme. Deri tani Franca nuk punon për BE-në, por vetëm për vetveten. Dhe në këtë mënyrë ajo dëmton shumë shtete.” Sipas Sllabakovit e vetmja pozitive është se Brexiti “do të stresojë deri në njëfarë shkalle BE-në dhe të gjithë ndoshta do të bëhen më të vëmendshëm në sjelljen e tyre ndaj shteteve të tjera”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..