Në fund të dhjetorit 2019 interesat mbi depozitat dhe kreditë në Bullgari realisht janë negative, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Norma e interesit për depozitat është 0,2% në vit, kurse për kreditë – 4%. Në sfondin e inflacionit prej 3,8% gjatë vitit norma reale e interesit mbi depozitat për dhjetorin është negative: -3,6%. Ajo për kreditë është pothuaj zero.
Me normat e ulëta të interesit dhe menaxhimin e keq të financave personale humbim një pjesë prej kursimeve tona, tha për Radion Kombëtare Bullgare analisti i kredisë Tihomir Toshev.
Siguria e garantuar nga shteti për depozitat bankare deri më 100 mijë euro dhe interesi minimal qetësojnë bullgarët dhe shumica prej tyre nuk përdorin instrumente të tjera financiare.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..