Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori kërkon ndihmën e institucioneve evropiane për ekstradimin e një biznesmeni bullgar nga Serbia

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev i dërgoi letra sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Komitetit Evropian për Problemet e Krimit me kopje te kryetarët e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian, me të cilat sjell informacion për vështirësitë në plotësimin e dy lutjeve drejtuar autoriteteve serbe për ekstradimin e biznesmenit bullgar Cvetan Vasilev. Kryeprokurori rikujton se  lutja e parë iu dërgua autoriteteve serbe para më se 5 vitesh.
Në letër adresuar Gjykatës Supreme në Beograd kryeprokurori informon se lutjet e Bullgarisë nga viti 2014 për ekstradimin e Vasilevit mbeten të vlefshme. Ai thekson se procedura penale kundër biznesmenit për përvetësimin e parave nga banka e falimentuar KTB është pa analog në drejtësinë bullgare dhe me ndikim mbi ekonominë dhe stabilitetin financiar të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD