Në portin “Varna-Zapad” u ngarkuan kontejnerë me mbeturina nga Italia. Ato do t’i kthehen prapë firmës-pronare për llogari të saj. 28 prej gjithsej 127 kontejnerëve i kthehen palës dërguese “Dentice Pantellone” në qytetin Salerno të Italisë, pasi Prokuroria rajonale në Varna sot dha lejë për reeksport. Kontejnerët e parë nga Italia mbërritën më 9 tetor 2019. Deri në 25 nëntor u shkarkuan gjithsej 127 kontejnerë për ruajtje të përkohshme deri në 90 ditë. Mbeturinat e importuara nga firma e një shtetasi maqedonas duhej të dërgoheshin në sheshin e “Trash Universe” në qytetin Gëllëbovo dhe të digjeshin në centralin termik “Brikel”. Autoritetet janë duke kontrolluar dy firmat.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..