Pesë spitale në Bullgari disponojnë ambiente të pajisura posaçërisht dhe të izoluara, në të cilat të vendosin njerëz të cilët janë mbartës potencial të koronavirusit. Që të gjitha spitalet janë të vendosura nëpër qytetet me aeroporte. Në Sofje këto janë Spitali Infektiv dhe Klinika Infektive e Akademisë Ushtarake Mjekësore, kurse të tjerat gjenden në qytetet Plovdiv, Varna dhe Burgas.
“Masa më e rëndësishme është që të kufizojmë mundësinë për përhapje të virusit, sado iluzionale që të jetë kjo, thotë doktori Angjell Kunçev, kryeinspektor kombëtar i shëndetit publik. Praktika në epidemiologji tregon se çfarëdo qoftë masash që të merren në kontrollin kufitar, nuk ka garanci se shkaktari përkatës nuk do të futet. Pavarësisht nga kjo ne siguruam marrjen e një informacioni për njerëzit, të cilët janë nisur nga Kina. Në këtë mënyrë, që të gjithë njerëzit të cilët mbërrijnë nga ky shtet i janë nënshtruar një karantine dy-javore në kushte shtëpie, dhe në qoftë se shfaqin ndonjë farë shenjash-do të vihen në një karantine të detyrueshme mjekësore dhe do të zhvillohen analizat përkatëse”.
Derisa renditen në radhët për kontroll të pasaportave nëpër aeroportet, temperatura e të gjithë pasagjerëve kontrollohet nga kamera të posaçme. Dhe në qoftë ndonjë prej tyre ka temperaturë të rritur, në vend menjëherë organizohet monitorim për një periudhë prej 2 javëve. Në rast se pasagjeri vjen nga një rajon i infektuar dhe refuzon të hospitalizohet, nuk do të mund të hyjë në vend. “Këto janë masa legjitime të çdo një shteti, i cili e mbron territorin e vet”, komenton doktori Angjell Kunçev. Aktualisht në spital gjenden dy studentë bullgarë, të cilët janë kthyer nga Wuhan, dhe akoma disa veta të tjerë –por ata nuk kanë mbërritur nga Kina dhe nuk janë mbartës potencialë të sëmundjes.
Sipas inspektorit të shëndetësisë nuk ka lidhje midis epidemisë së gripit e cila tek ne do të fillojë të zbehet akoma gjatë javës së ardhshme, dhe kësaj të koronavirusit në Kinë. “Sa për koronavirusin nuk ka sesi të parashikohet se çfarë do të ndodhë në këtë etapë”, thotë akoma inspektori i shëndetësisë. Por, ai rikujton kontaktin me dy koronaviruse të tjera përpara rreth 10 vjetëve – SARS dhe sindromi respirator nga Lindja e Afërme, tek të cilat në kuadrin e disa muajve ka filluar “zhvillimi i tyre i kundërt dhe zhdukja”.
Aktualisht laboratorët në botë po punojnë mbi gjetjen e shërimit dhe të vaksinës, por prognoza optimiste parashikon që kjo të ndodhë aty diku rreth jo më herët se 3 muajve.
Shansi të infektohemi me koronavirusin në Evropë është pothuajse zero, pohon akoma specialisti. Prandaj dhe Bullgaria si një destinacion turistik nuk është më e rrezikshme, sesa shtetet e tjera të kontinentit. Që të mund të vizitohet vendi ynë, nuk kërkohen imunizime profilaktike, me qenë se tek ne nuk ka një nivel të lartë të sëmundjes. Aktualisht një nga sëmundjet më të shpërndara infektive tek ne është lia mes fëmijëve. Kurse gjatë stinës së verës gjithnjë e më shpesh takohen disa infeksione të zorrëve, si dhe hepatiti A. Prandaj është me rëndësi të mirëmbahet një higjienë e mirë dhe të mos të konsumohet një ushqim i blerë në rrugë. Por, të gjitha këto janë masa, të cilat duhet të respektohen në çdo një nga vendet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..