Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshime në Ligjin e Lojërave të Fatit parashikon monopol shtetëror mbi lotaritë

Foto: arkiv

Pa debate parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin e Lojërave të Fatit  propozim për të cilat bëri lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov. Me këto amendamente hiqen lotaritë private. Licencat e operatorëve privat të bixhozit do të revokohen pas botimit të ligjit në Gazetën e Shtetit, në se presidenti nuk do të vendosë veto. Kështu shteti nëpërmjet “Lotarisë Sportive Bullgare” do të marrë monopol në organizimin e lojërave të fatit. Ndryshimet në ligj prekin kompanitë private “Lotaria Kombëtare” dhe “Lotaria Bullgaria” në të cilat pjesën mazhoritare e mban biznesmeni Vasill Bozhkov. Javën e kaluar Prokuroria e paditi për udhëheqjen e grupit të organizuar kriminal, krime tatimore, shantazh, shtrëngim, pastrimin e parave dhe ryshfete.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KQZ mori rezultatet e rinumërimit në 2204 qendra votimi

Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...

botuar më 25-03-12 10.16.PD

GJEDNJ e shpall të paligjshme një tjetër padi kishtare kundër Bullgarisë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..

botuar më 25-03-12 9.57.PD

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..

botuar më 25-03-11 7.35.MD