4.9 mln pasagjerë u mirëpritën në aeroportet në Varna dhe Burgas gjatë vitit të kaluar 2019 nga 35 mijë fluturime të avio-kompanive të huaja. Megjithë rritjen prej 50 për qind të trafikut nga viti 2015 deri në vitin 2018 koncesioneri i dy aeroporteve “Fraport Twin StarAirport Management” Sh.A. konstatoi 10.7 për qind ulje të trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet gjatë vitit 2019. Qëllimi është që gjatë vitit 2020 përsëri të arrihet rritje. Prandaj punohet shumë për popullarizimin e bregdetit bullgar si një destinacion tërheqës turistik, i cili u përgjigjet shijeve të klientëve më kërkues. Edhe sivjet firma koncesionere e dy aeroporteve bullgare do të marrë pjesë në ekspozitat turistike në Londër, Berlin dhe Moskë, si dhe në shumë takime me përfaqësues të avio-kompanive evropiane dhe botërore. Çdo një prej tyre ka kritere të veta, sipas të cilave merr vendim nëse të përfshijë destinacione të reja. Kriteret kryesore janë interesi i njerëzve ndaj udhëtimit deri në këto vende dhe potenciali turistik në regjionin përkatës. Një fakt i rëndësishëm është gjithashtu mundësia e avio-kompanisë për t’i realizuar rregullisht fluturimet. Investimet e parashikuara nga koncesioneri në Varna dhe Burgas gjatë vitit 2020 do të jenë mbi 12 mln leva. Gjatë 13 viteve të fundit ato kanë qenë mbi 395 mln leva.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..