Më 8 dhe 9 shkurt 210 skermistë nga 39 shtete do të garojnë në Plovdiv për vendet e para në turneun “Shpata e Asparuhut”, i cili siguron pjesëmarrje në Kupën Botërore tek meshkujt dhe femrat. Gara është e organizuar nga Federata Bullgare e Skermës, Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe Lotoja Bullgare.
Për pjesëmarrje tek meshkujt janë regjistruar 111 skermistë nga 23 shtete. Ndër ta janë bullgarët Todor Stojçev (mbajtës i Kupës komplekse Evropiane për kadetë për stinën 2019-2020) dhe Galin Genov (i 28-i në ranglistën për Kupën Botërore). Gara te meshkujt do të jetë shumë e vështirë, sepse dy prej kombeve më të forta në skermë – Italia dhe SHBA-ja – mbërrijnë në Plovdiv me disa nga 20 skermistët e parë të Kupës Botërore.
Shpresa bullgare është Joana Ilieva – 18 vjeçe, e cila është e dyta në klasifikimin e përkohshëm për Kupën Botërore te gratë në moshën deri më 20 vjeç, ndersa vitin e kaluar fitoi çmimin e turneut në Plovdiv.
Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..
Bullgari Mihaill Kostov doli i dyti në disiplinën e meshkujve "Ngjitje me shkallë sulmuese" me rezultatin 14.30 sekonda në Kampionatin e Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse, i cili po mbahet nga 26 deri më 29 gusht në Dollna..
Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e..