Ministri i drejtësisë Danaill Kirillov i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shkarkojë nga detyra Andon Mitallovin nga Gjykata e Specializuar. Motivi është deklarata e sekretarit shtetëror të SHBA-së, në të cilën gjyqtari Mitallov është cilësuar si pjesëmarrës në “korrupsion të rëndë”.
Kirillov nënvizoi se rezultati i pafavorshëm për gjyqësorin dhe shtetin bullgar në përgjithësi është i padiskutueshëm dhe janë prekur thellë besimi dhe pavarësia e sistemit tonë gjyqësor. Kjo do të ndikojë dhe mbi vlerësimin ndërkombëtare sa i përket mundësisë për të zbatuar parimin e epërsisë së drejtësisë në Bullgari.
Sipas Ministrit gjyqtari Mitallov i ka lejuar në kundërshtim të ligjit një të akuzuari të dalë jashtë vendit, pa kërkuar mendimin e prokurorit përgjegjës. Ka ngritur çështje me karakter privat, pa pasur kompetenca procedurale dhe i ka shkelur detyrat e veta me paramendim.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..