Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

CETA provokon pyetje që kanë përgjigje të ndryshme

Me 110 vota “pro”, 98 “kundër” dhe 7 “abstenim” Parlamenti bullgar miratoi para pak kohe në lexim të parë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Ekonomi dhe Tregti mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian (CETA). Pritjet janë që ajo të zgjerojë listën e eksportit të mallrave bullgare për në Kanada nëpërmjet anulimit të taksave doganore për import të mallrave, si dhe të sigurojë akses tek tregu kanadez për prokurime publike, me kushte të veçanta nga ana kanadeze.

Me përjashtim të dispozitave të lidhura me mbrojtjen e investimeve dhe zgjidhjen e kundërshtimeve mes investitorit dhe shtetit, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, punësimin dhe ruajtjen e mjedisit, të cilat janë në kompetencën kombëtare të shteteve-anëtare të BE-së, Marrëveshja aplikohet pjesërisht që nga 21 shtatori 2017 (pa dispozitat për mbrojtjen e investimeve, për zgjidhjen e debateve mes investitorit dhe shtetit, për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, punësimin dhe ruajtjen e mjedisit rrethues). Deri tani të gjitha vendet nga BE-ja, me përjashtim të Francës dhe Gjermanisë e kanë miratuar Marrëveshjen. Një prej shkaqeve që të dyja vendet evropiane me ekonomi më të fortë të mos shpejtojnë me ratifikimin është se investitorët e huaj do të kenë të drejtën të padisin shtetet në një gjykatë mbikombëtare.

Sipas fjalëve të eurodeputetit Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane bëhet fjalë për arbitrazh publik, ku investitori nuk ka mundësi të ndikojë mbi zgjedhjen e arbitrave dhe në qoftë se një nga palat nuk është e kënaqur nga vendimi do të mund të ankohet në instancë të dytë.

Ai do të jetë publik, i pavarur nga investitori. Arbitrat do të emërohen në kuadrin e sistemit të organizatës tregtare botërore në një detyrë të lartë magjistrati nga vendi i kandidatit për një arbitër të tillë. Prandaj nuk mund të ketë shqetësime se do të ndodhë diçka në dëm të Bullgarisë. Është parashikuar gjithashtu se në qoftë se vendet nuk dëshirojnë arbitrazh mund të aplikohet legjislacion kombëtar. Sistemi është krejtësisht i hapur dhe i lehtësuar, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thotë Kovaçev.

Mirëpo, shqetësimet e Dhomës Ekonomike Bullgare, organizatave civile dhe sindikatave janë lidhur me faktin se investitorët e huaj do të mund ta dënojnë shtetin tonë në qoftë se mendojnë se ligjet vepruese te ne i pakësojnë fitimet e tyre, madje kur kornizat ligjore mbrojnë jetën, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve:

Njerëzit dhe biznesi shqetësohen si sa u përket organizmave të modifikuara gjenetikisht, ashtu dhe sa i përket gazit të shistit dhe standardeve – vuri në dukje Andrej Kovaçev. – Marrëveshja tregtare nuk përfshin dispozita të tilla, të cilat të ndryshojnë, ose të anulojnë standardet tona të larta në BE dhe respektimin e ligjeve tona. Si çdo një marrëveshje tregtare, edhe kjo ka mundësi të ndryshohet dhe adaptohet në përputhje me kushtet e reja. Të gjitha kritikat janë marrë parasysh dhe marrëveshja është në përputhje me kërkesat e sindikatave dhe të biznesit, i cili nuk donte që investitori të emëronte aribtra të rinj, të cilët të vendosin në dobi të tij dhe vendimi të ishte përfundimtar. E gjithë kjo është marrë parasysh dhe në qoftë se ka probleme në të ardhmen, kjo mund të ndryshohet.

Mirëpo, Konfederata e Sindikatave Evropianë (ETUC) shpreh disa rezerva. Para Radio Bullgarisë Daniele Baso, i cili përgjigjet për tregtinë ndërkombëtare pranë ETUC, nënvizoi se kanë arritur të aplikojnë të ashtuquajturin “instrument të përbashkët interpretues”, i cili të kufizojë përdorimin e klauzolës mbrojtëse për investitorët. Mirëpo, për fat të keq nuk kanë arritur me aplikimin e një klauzole, e cila të imponojë të gjitha sanksionet për shkeljen e të drejtave të punonjësve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD