Për shkak të disa rasteve të vjedhjeve në dega bankare në vend Ministria e Punëve të Brendshme informoi se do të shtohet numri i policëve në qytetet e mëdha në afërsi të degëve bankare dhe selive të kompanive që punojnë me shuma të mëdha të hollash.
Këtë e tha zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivajllo Ivanov. Të gjitha këto objekte me prioritet do të vizitohen shpesh nga patrullat policore. Përveç kësaj policia do të takohet me pronarët e të gjitha objekteve tregtare që punojnë 24 orë në ditë dhe ata do të marrin rekomandime dhe këshilla për sigurinë e bizneseve të tyre.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..