Zyra Evropiane kundër Mashtrimit OLAF heton bashkinë e qytetit Petriç për shpërdorim eventual me 750 mijë euro të lëshuara për meremetimin e një godine që nuk ekziston më. Projekti bashkëfinancohet nga programi për bashkëpunim transkufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë. Paratë janë për meremetimin e godinës së ish repartit kufitar dhe kthimin e saj në muze. Nga bashkia shpjeguan, se godina kishte një mur pranë të cilit duhej të ndërtohej, por ai u shemb nga ndërtuesit. Brenda tre ditëve OLAF do të verifikojë a ka shpërdorime me paratë. Kontrolluesit do të takohen me njeriut që sinjalizoi se paratë nuk shfrytëzohen për meremetimin e godinës së shembur, por u riorientuan për ndërtimin e një godine të re.
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..